Filmi i ri i Paul Thomas Anderson, me Leonardo DiCaprion në rolin kryesor, po korr lavdërime të jashtëzakonshme. Kritika e cilëson si veprën më të mirë të vitit, plot humor të zi, ndjekje me makina dhe skena të fuqishme aksioni, ndërsa në Rotten Tomatoes mban tash për tash 98 % vlerësime pozitive – nota e dytë më e lartë në gjithë karrierën e DiCaprios, pas 23 vitesh rekord me “Catch Me If You Can”.
Historia bazohet në romanin “Vineland” të Thomas Pynchon dhe ndjek ish-revolucionarë që ribashkohen për të shpëtuar vajzën e njërit prej tyre. Përkrah DiCaprios luajnë Sean Penn, Benicio del Toro, Regina Hall, Tejana Taylor dhe debutuesi Chase Infiniti, duke e bërë këtë thriller politik një nga kandidatët kryesorë për çmime kinematografike të vitit.