Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Tuberkulozi mbetet sfidë, vetëm vitin e shkuar u regjistruan 548 raste

    Tuberkulozi mbetet sfidë, vetëm vitin e shkuar u regjistruan 548 raste

    Shëndeti September 25, 2025Updated:September 25, 20251 Min Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, këtë të enjte në Kosovë është duke u shënuar Dita Botërore e Mushkërive, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.

    Sipas raportit global për sëmundjet respiratore, miliona persona preken çdo vit nga sëmundje si: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma, pneumonia, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat shkaktojnë vdekje në shkallë të gjerë.

    E, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në Kosovë tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik, duke theksuar se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste të reja.

    “Edhe në Kosovë, tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste me një incidencë prej 34.3 për 100,000 banorë. E ritheksojmë se diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore të vendit tonë. Përveç tuberkulozit, sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes, përfshirë astmën dhe bronkitin kronik, vazhdojnë të jenë shkaktarë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend”, thuhet në njoftim

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024432 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja vendos të largohet nga SHBA

    October 15, 2025

    Pamela Genini – kush ishte modelja që u vra nga partneri i saj në Milano?

    October 15, 2025

    Këngëtari i Simply Red-it ndërpret koncertin dhe i drejtohet një burri: “Hesht, mjaft më”!

    October 15, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version