Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Dy testamente sekrete të Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorë

    Dy testamente sekrete të Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorë

    Showbiz September 12, 2025Updated:September 12, 20254 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipas mediave italiane, këto dy dokumente sekrete do të përcaktojnë ndarjen e pasurisë së tij, e cila vlerësohet mes 11 dhe 13 miliardë eurove. Gjithashtu do të përcaktohet edhe e ardhmja e kompanisë Giorgio Armani SpA, themeluar nga vetë stilisti në Piacenza, rreth 50 vjet më parë.

    Thuhet se të dy dokumentet janë të vitit 2025, testamenti i parë mban datën 15 mars dhe i dyti 5 prill. Ndërkohë ato u hapën zyrtarisht më 9 shtator nga noteria Elena Terrenghi. Familja ka pranuar që emri i stilistit të regjistrohet në kapelën përkujtimore të Milanos.

    Kujotjmë se pasuria e legjendës së modës përfshin një rrjet të gjerë pronash të paluajtshme dhe asete të tjera luksoze. Ndër to janë supervilat në destinacione prestigjioze si Antigua, Nju Jork, Paris, Shën Moritz, Pantelleria dhe Saint-Tropez, një apartament i vlefshëm në Nju Jork, si dhe vila historike në Forte dei Marmi. Ai ishte gjithashtu pronari i La Capannina, një nga lokalet më të famshme të Forte dei Marmi.

    Pasuria përfshin gjithashtu jahte luksoze, vepra arti dhe mbi të gjitha, një pjesë prej 99.9% të aksioneve në Giorgio Armani SpA (me 0.1% në pronësi të Fondacionit Armani). Ai kishte gjithashtu aksione në kompani të tjera italiane dhe ndërkombëtare, përfshirë gjigandin e syzeve EssilorLuxottica dhe kantieret e luksit The Italian Sea Group.

    Dy testamentet dhe ndarja e pasurisë

    Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare, si një nga njerëzit më të pasur në Itali. Ai nuk kishte fëmijë dhe për këtë arsye nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë.

    Kjo i dha atij mundësinë që të caktonte lirisht ndarjen e pasurisë, pa u kufizuar nga “pjesët legjitime” që ligji rezervon për bashkëshortin dhe fëmijët.

    Familja e tij përfshin motrën Rosanna Armani, nipin Andrea Camerana (djali i Rosannës), si dhe mbesat Silvana dhe Roberta Armani, vajzat e vëllait të ndjerë Sergio. Ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të stilistit përmendet Leo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armanit për shumë vite dhe menaxher me rol kyç në grup.

    Në vitet e fundit, Giorgio Armani kishte menduar me shumë kujdes për të ardhmen e kompanisë së tij, e cila është private dhe e palistuar në bursë. Në testament, ai kishte theksuar nevojën për ruajtjen e stilit, mesazhit dhe identitetit të markës, si dhe për qëndrimin e selisë qendrore në Itali. Ai kishte rekomanduar gjithashtu që kompania të mos listojë në bursë për të paktën pesë vitet e para pas ndarjes së tij nga jeta.

    Sipas zërave të para, një rol qendror në të ardhmen e kompanisë mund t’i caktohet Fondacionit Armani, një institucion i krijuar nga vetë stilisti mbi një dekadë më parë. Fondacioni, themeluar së bashku me Leo Dell’Orco dhe bankierin Irving Bellotti nga Rothschild Italia, mund të marrë përsipër drejtimin dhe kontrollin e përgjithshëm të grupit.

    Në vitin 2023, Armani kishte përditësuar statutin e kompanisë, duke futur gjashtë klasa aksionesh me të drejta të ndryshme votimi. Aksionet e kategorive A dhe F – ato me fuqinë më të madhe vendimmarrëse, sipas të gjitha gjasave i janë ndarë Fondacionit Armani, për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi, si dhe për të shmangur fragmentimin e kontrollit të kompanisë. Pavarësia e markës ishte një nga parimet më të rëndësishme për stilistin.

    Ndërkohë, Milano po përgatitet për Javën e Modës që do të mbahet më 23–29 shtator, e para pa praninë e Giorgio Armanit. Ngjarja do t’i kushtohet plotësisht kujtimit të tij. Carlo Capasa, presidenti i Dhomës Italiane të Modës, deklaroi:

    “Ne e festojmë Javën e Modës në Milano në nder të një prej themeluesve të saj Giorgio Armanit. Trashëgimia e tij krijuese, sipërmarrëse dhe humane është e paçmueshme, sidomos në këtë kohë transformimi për industrinë e modës, ku vizioni, cilësia dhe qëndrueshmëria janë thelbësore.”

    Kryebashkiaku Giuseppe Sala konfirmoi gjithashtu se emri i stilistit do të regjistrohet në Famedio, ndër emrat që kanë bërë Milanon të madhe përmes kreativitetit, elegancës dhe stilit të tyre të veçantë

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024432 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja vendos të largohet nga SHBA

    October 15, 2025

    Pamela Genini – kush ishte modelja që u vra nga partneri i saj në Milano?

    October 15, 2025

    Këngëtari i Simply Red-it ndërpret koncertin dhe i drejtohet një burri: “Hesht, mjaft më”!

    October 15, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version