Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit një foto prekëse, ku shfaqet bashkëshortja e tij Hailey Bieber duke pushuar, ndërsa pranë saj qëndron djali i tyre i vogël.
Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjete sociale, të cilët e kanë komentuar si një ndër imazhet më të ngrohta dhe familjare që çifti ka ndarë kohët e fundit.