Një studim i ri nga Spitali Universitar i Kopenhagës ka treguar se konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium, si avokado, banane apo spinaq, mund të ulë për 24% rrezikun nga sëmundjet e zemrës, shtrimet në spital dhe vdekjen nga këto sëmundje. Arsyeja është se kaliumi ndihmon trupin të nxjerrë më shumë kripë rnga gjaku, duke balancuar presionin e gjakut dhe duke lehtësuar punën e zemrës.
Në studim u përfshinë 1,200 pacientë me probleme të zemrës në Danimarkë, ku gjysma morën këshilla ushqimore për të rritur marrjen e kaliumit përmes perimeve si panxhari e lakra. Rezultatet treguan se rritja e nivelit të kaliumit në gjak lidhej me një rrezik dukshëm më të ulët për pasoja të rënda shëndetësore. Studimi u prezantua në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid.