Një studim i Universitetit të Hong Kongut me mbi 24 mijë persona në Tajvan ka zbuluar se ekspozimi i shpeshtë ndaj valëve të të nxehtit përshpejton plakjen biologjike, ngjashëm me pirjen e duhanit apo konsumimin e alkoolit.
Rezultatet treguan se sa më shumë t’i ekspozohesh nxehtësisë, aq më shumë dëmtohen qelizat dhe organet, duke e shpejtuar procesin e plakjes. Grupet më të rrezikuara janë të moshuarit, punëtorët fizikë dhe banorët e zonave rurale.
Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave globale, nevojiten politika dhe masa të reja për të mbrojtur shëndetin dhe për të siguruar plakje sa më të shëndetshme të popullsisë.