Ndërsa bota është e mbërthyer nga “Swift-mania” dhe lajmi i fejesës së Taylor Swift me Travis Kelce, ish-partneri i saj Joe Alwyn është shfaqur për herë të parë në publik që nga kjo ngjarje. Ai u fotografua në Londër duke ecur me një mik, por pamja e tij e qetë dhe veshja blu ka dhanë përshtypjen se nuk është aspak në të njëjtën gjendje shpirtërore festive si ish e dashura e tij.
Alwyn dhe Swift u ndanë pas një lidhjeje gjashtëvjeçare pak muaj përpara se këngëtarja të lidhej me Travis në vitin 2023. Megjithëse aktori kishte deklaruar më herët këtë vit se kishte ecur përpara dhe se publiku gjithashtu duhet të bënte të njëjtën gjë, fotot e reja sugjerojnë se lajmi i fejesës i ka rihapur plagët e vjetra. Ndërkohë, fansat në rrjete sociale kanë ironizuar faktin që, pas kaq vitesh lidhjeje, ai kurrë nuk i bëri propozim martesë Taylor-it, një kontrast i fortë me unazën prej 1 milion dollarësh që ajo tashmë mban në gisht.