Producenti i njohur muzikor Benny Blanco e festoi beqarinë e tij në mënyrë madhështore në Las Vegas, në shoqërinë e rreth 20 miqve – mes tyre edhe reperi Lil Dicky. Grupi qëndroi në një vilë luksoze në katin e 65-të të Resorts World, me sipërfaqe mbi 500 metra katrorë, ku nata kushton rreth 25 mijë dollarë dhe përfshin edhe shërbimin e një butleri privat.
Pjesë e festës ishte edhe një vizitë në klubin XS në Wynn, ku performoi Marshmello, dhe ku Benny pozoi në kabinën e DJ-t. Ndërkohë që ai po argëtohej me miqtë në “Sin City”, e fejuara e tij Selena Gomez po pushonte në një jaht në Los Cabos me shoqërinë e saj. Çifti u fejua në dhjetor dhe duket se dita e dasmës po afrohet me shpejtësi.