Shtëpia e Bardhë ka hapur një llogari zyrtare në TikTok, ndonëse ligji amerikan kërkon që kompania kineze “ByteDance” ta shesë aplikacionin deri më 17 shtator ose përndryshe do të ndalohet në SHBA. Megjithatë, presidenti Donald Trump ka shtyrë disa herë zbatimin e ligjit, duke i dhënë kohë procesit të shitjes.
Postimi i parë në llogari përmbante një video të Trump me mesazhin: “Unë jam zëri juaj”, ndërsa brenda pak orësh profili grumbulloi mbi 20 mijë ndjekës. Ndërkohë, autoritetet amerikane paralajmërojnë për rreziqe të mundshme të sigurisë, pasi ligjet kineze mund t’i lejojnë Pekinit qasje në të dhënat e përdoruesve. “ByteDance” ende nuk ka gjetur një blerës dhe ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë ligjin në gjykatat amerikane.