Leo DiCaprio ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes, pasi lidhet me gra shumë më të reja në moshë se ai, por mesa duket, kjo ndodh sepse për të, shifrat s’kanë rëndësi. Në fakt, aktori ndihet si 32 vjeç, pavarësisht se është në prag të të 50-ave.
Në një intervistë me regjisorin amerikan Paul Thomas Anderson, i cili i tha: “Do të përgjigjesh sa më shpejt të mundesh. Nëse unë s’do e dija moshën tënde, sa vjeç do më thoje se je?”
Leo u përgjigj direkt: “32 vjeç!”.
Aktori ka qenë shpesh i lidhur me goca 25 vjeç dhe ka pasur një mit në internet se sapo të dashurat mbushnin 26 vjeç, ai ndahej. Megjithatë, kjo teori është kundërshtuar nga lidhja aktuale e tij me modelen italiane Vittoria Ceretti.