Ushtria amerikane ka shfaqur interes për modelin Cybertruck të Teslës – por jo për ta përdorur. Dy makina të tilla elektrike janë përfshirë në një listë prej mbi 30 automjetesh që do të përdoren në ushtrime ushtarake, veçanërisht për testime të goditjes dhe shkatërrimit.
Sipas Forcave Ajrore të SHBA-së, këto automjete janë përzgjedhur si pjesë e simulimeve të situatave ku ato mund të përdoren në veprime terroriste. Duke qenë se Cybertruck është promovuar nga Elon Musk si mjet i qëndrueshëm ndaj plumbave dhe i ndërtuar për të “mbijetuar apokalipsin”, ushtria dëshiron të testojë si do të reagojë ndaj sulmeve të mundshme.
Aktualisht nuk parashikohet përdorimi i Cybertruck në repartet ushtarake amerikane, por kjo nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëhet pjesë e flotave të policisë apo ushtrisë – siç ka ndodhur tashmë në Dubai, ku ky model është përfshirë në mjetet zyrtare të policisë.