Kumbulla është një frut veror i pasur me fibra, vitaminë C, K, antioksidantë dhe substanca natyrale që ndihmojnë në funksionin e mirë të sistemit tretës.
– Përmirëson tretjen dhe lehtëson kapsllëkun në mënyrë natyrale.
– Ka veti detoksifikuese dhe ndihmon në pastrimin e organizmit.
– Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave.
– Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Kumbullat mund të konsumohen të freskëta, të thata (si kumbullat e zeza), në lëngje apo si pjesë e sallatave dhe ëmbëlsirave të lehta.