Pushimet verore me fëmijët janë të mbushura me momente të bukura, por kërkojnë edhe përgatitje të kujdesshme. Një mini-barnatore e mirëorganizuar është aleati më i mirë kundër situatave të papritura gjatë udhëtimit.
Çfarë duhet të përmbajë:
- Për temperaturë dhe dhimbje: termometër, paracetamol ose ibuprofen
- Për hundë të zëna: solucion fiziologjik ose ujë deti në sprej, spray/pika per hundë sipas moshës
- Për dhimbje fyti dhe kollë: sprej ose pastila për fyt, sirup për kollë
- Për probleme me stomakun: probiotikë, preparate kundër të përzierave, pluhur për rehidrim.
- Për pickime dhe alergji: repelent, antihistaminik (sipas moshës), krem/gel për pickime
- Për plagë, djegie dhe gërvishtje: antiseptik, flasterë, garza sterile, pomadë antibiotike
- Dhe patjetër: krem mbrojtës me SPF të lartë