Disa lidhje mbarojnë jo për mungesë dashurie, por sepse partnerët humbin shpejt interesin. Kjo ndodh shpesh me dy shenja të horoskopit: Binjakët dhe Shigjetarin. Binjakët nisin çdo lidhje me pasion dhe energji, por sapo eksitimi zbehet, fillojnë të ndihen të mërzitur. Për ta, rutina është armiku më i madh.
Edhe Shigjetari e do dashurinë, por lirinë e do më shumë. Sapo një lidhje bëhet e parashikueshme apo e ngarkuar me pritshmëri, ai tërhiqet emocionalisht. Nuk largohet menjëherë, por mendërisht është tashmë diku tjetër – në një aventurë të re, ide të re apo ndoshta një person tjetër.


