Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Çfarë ndodh kur fëmija dehidratohet? Shkaqet, rreziqet dhe këshillat

    Çfarë ndodh kur fëmija dehidratohet? Shkaqet, rreziqet dhe këshillat

    Shëndeti July 11, 2025Updated:July 11, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qëndrimi në diell për orë të tëra mund të shkaktojë probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla, kjo për faktin se organizmi i tyre mund të dehidrohet, duke humbur sasi të shumta lëngjesh.

    Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme.

    Zakonisht ndodh që çdo ditë në kushte normale trupi ynë humbet sasi të caktuara uji nëpërmjet proceseve të ndryshme, siç mund të jenë urinimi, djersitja e të tjera.

    Pavarësisht kësaj, duhet treguar kujdes gjatë kësaj stine, pasi nëse humbjet janë tepër të mëdha e nuk zëvendësohen shpejt, atëherë organizmi ekspozohet ndaj shfaqjes së komplikimeve shëndetësore, të cilat kërkojnë ndërhyrje të shpejtë mjekësore.

    Kur humbjet e lëngjeve në organizëm janë në sasi të larta, shkaktohet dehidrimi, ku më problematike kjo shfaqet te moshat e vogla. Ndërkohë situata mund të bëhet edhe më e rëndë, nëse tani gjatë sezonit të plazhit nuk tregohet kujdes edhe me mbajtjen e kushteve të duhura higjienike, sidomos gjatë gatimit apo konsumimit të produkteve ushqimore. Pasi edhe këto bëhen shkak për kontaminim me sëmundje të tjera të natyrës bakteriale.

    Një ndër shkaqet kryesore të dërgimit të organizmit drejt dehidrimit janë temperaturat e larta dhe qëndrimi në diell për një kohë të gjatë, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në tharjen e organizmit nga sasia e duhur e lëngjeve që duhet të ketë në kushte normale. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar.

    Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidrimit është tharja e organizmit. Kështu, në pjesën më të madhe të rasteve pacientët shfaqen me tharje të gojës e deri në shfaqjen e dobësive të forta trupore. Në pjesën më të madhe ndodh që lëkura të bëhet më e thatë dhe e rrudhur, sidomos lëkura e barkut, duarve dhe këmbëve. Njëkohësisht shfaqet dhe plogështia te fëmijët, të cilët gjithnjë e më shumë paraqesin vështirësi edhe në të ecur.

    Gjithashtu karakteristikat e dehidrimit dallohen edhe gjatë procesit të urinimit, ku fëmijët dalin shumë rrallë duke shfaqur vështirësi në rritje gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj. Moshat e vogla, siç janë bebet, pjesa e butë te koka e tyre futet përbrenda ose rrafshohet.

    Simptoma të tjera janë edhe gropëzimet në sy, duke shfaqur në çdo çast lodhje dhe gjendje si të përgjumur.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Snapchat jashtë funksionit për shkak të ndërprerjes së madhe të internetit?

    October 20, 2025

    Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

    October 20, 2025

    Është 50-vjeçare, si po arrin të ruaj bukurinë aktorja e famshme?

    October 20, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version