Një studim i ri paralajmëron për rreziqet e gjumit të tepërt dhe të pamjaftueshëm, dhe zbulon sa orë gjumë janë optimale
Gjumë është kyç për shëndetin dhe mirëqenien tonë, por sa orë gjumë është në të vërtetë optimale? Hulumtimet e reja tregojnë se si gjumi i tepërt, ashtu edhe ai i pakët mund të ndikojnë negativisht në organizmin tonë, madje edhe të rrisin rrezikun e vdekjes. Shkencëtarët analizuan të dhëna nga disa milionë njerëz dhe zbuluan se ekziston një “dritare e artë” prej dy orësh gjumi që është më e mira për ruajtjen e shëndetit.
Rezultatet e tyre treguan se gjumi më shumë se nëntë orë çdo natë lidhet me “34% rrezik më të madh vdekshmërie”. Nga ana tjetër, ata që flenë më pak se shtatë orë kanë një rrezik të rritur vdekje prej 14%. Ky interval dyorësh “i artë” për gjumin përputhet me udhëzimet për të rritur të shëndetshëm të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë (NHS), megjithëse duhet pasur parasysh që nevojat për gjumë ndryshojnë sipas moshës dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore.
Veçanërisht gratë që flenë më shumë se nëntë orë kishin 41% rrezik më të lartë vdekshmërie krahasuar me ato që flenë në mënyrë standarde. Studimi thekson se 7-8 orë gjumë është intervali optimal “i artë” për shëndetin.