Biletat për “Sunny Hill Festival 2025” tani mund t’i siguroni në mënyrën që juve ju përshtatet më shumë – blerje prej 10 deri në 12 këste, blerje online, fizikisht apo edhe në pako me akomodim. Kështu nuk do të humbisni edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival” që premton të jetë më i madhi ndonjëherë, duke sjellë yjet më ikonike botërore dhe artsitët më të dashur vendorë.
Prej 1 deri më 3 gusht, në dy skenat gjigante te festivalit, me të mëdhat ndonjëherë do të perfomojnë emra të mëdhenj mes tyre: Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, dhe Mochakk.
Por lista e artistëve nuk mbaron me kaq. Mes artistëve që do të performojnë janë edhe Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA dhe Mygal B2B Edgar Kerri. Lista pasurohet edhe më shumë nga artistët vendorë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina, dhe Zwada.