Nëse jeni konfuzë për raportin e Katy Perry-t dhe Orlando Bloom, s’jeni të vetmit! As miqtë e tyre s’e dinë se ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre.
“Është e vërtetë që po kalojnë kohë të ndarë. As miqtë e tyre nuk e dinë nëse janë ndarë përfundimisht”, tha së fundmi një burim për Us Weekly.
Më tej, personi anonim shtoi se kjo s’është hera e parë që çifti i jep fund marrëdhënies, por gjithsesi më parë, e kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri.
“Kjo nuk është hera e parë. Në fillim, u ndanë kur kishin rreth 2 vjet të lidhur. Ka ndodhur disa herë, por gjithnjë e kanë rregulluar situatën”.