Shqipëria përballet me Serbinë në një nga ndeshjet më të ndjekura dhe të komentuar të futbollit ballkanik. Kjo nuk është vetëm një përballje sportive, por edhe një moment krenarie për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Mbështetja për kuqezinjtë është më e fortë se kurrë! Me zemër, pasion dhe përkushtim, Kombëtarja jonë do të tregojë në fushë forcën, karakterin dhe shpirtin luftarak që e ka bërë gjithmonë të dallojë. Le të jemi një zë i vetëm: Forca Shqipëri – krenaria jonë në çdo stadium!