Pas moshës 60 vjeç, përdorimi i suplementeve ushqimore kërkon kujdes të shtuar, pasi disa prej tyre mund të ndërveprojnë me ilaçe ose të shkaktojnë efekte anësore serioze. Për shembull, Shën Gjoni, Ginkgo biloba dhe kurkuma mund të rrisin rrezikun për gjakderdhje, veçanërisht kur merren bashkë me hollues gjaku. Edhe vitaminat A dhe E, në doza të larta, mund të jenë të dëmshme për mëlçinë apo të ndikojnë në densitetin e kockave.
Suplemente të tjera si magnezi dhe ginsengu mund të ndikojnë në sheqerin në gjak dhe në funksionin e zemrës, veçanërisht tek personat me sëmundje kronike ose me veshka të dobëta. Prandaj, para çdo përdorimi, është e domosdoshme këshillimi me mjekun ose farmacistin, për të shmangur ndërveprime të rrezikshme dhe për të siguruar që suplementi është i përshtatshëm për gjendjen shëndetësore individuale.