Robert Benton, regjisori dhe skenaristi amerikan, fitues i tre çmimeve Oskar, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare. I njohur për filmat “Kramer kundër Kramerit” (1979) dhe “Bonnie dhe Clyde” (1967), Benton fitoi pesë çmime Oskar për “Kramer kundër Kramerit”, përfshirë regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë të adaptuar. Ai mbetet një emër i njohur në kinematografinë amerikane. Pas vetes ka lënë një djalë, ndërsa bashkëshortja e tij, Sally, ndërroi jetë në 2023.
Add A Comment


