Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    A janë të sigurta pijet me kofeinë për personat me diabetë?

    A janë të sigurta pijet me kofeinë për personat me diabetë?

    Shëndeti April 16, 2025Updated:April 16, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    Personat me diabetë duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet.

    Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet e tjera të rafinuara, të cilat rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

    Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

    Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna te pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për personat me diabetë.

    A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabetë?

    Studimet kanë treguar se kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2.

    Një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

    Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studime të tjera thonë se disa aspekte të kafeinës mund të jenë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

    Një studim i vitit 2014 zbuloi se pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind.

    Sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

    Çaji jeshil në veçanti mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, sepse është i pasur me antioksidantë.

    Për më tepër, ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

    Pijet më të mira dhe më të këqija për personat me diabetë

    Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

    Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

    Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

    Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

    Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë më të tmerrshmet. Një kanaçe e thjeshtë përmban minimalisht 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në një tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

    Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit dhe jo pseudo pijeve të shëndetshme.

    Sasia e duhur e kafeinës të prekurit me diabetë dhe jo vetëm

    Kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

    Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon vetëm njerëzve që të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas.

    Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Smartfoni që po mahnit brezin e ri

    October 19, 2025

    Studimi danez: Nën-pesha mund të jetë më e rrezikshme për jetën sesa mbipesha

    October 19, 2025

    Bimët e brendshme që pastrojnë ajrin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

    October 18, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version