Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Zbulohet një hallkë kyçe në zhvillimin e celiakisë – shpresë për trajtime të reja

    Zbulohet një hallkë kyçe në zhvillimin e celiakisë – shpresë për trajtime të reja

    Shëndeti March 31, 2025Updated:March 31, 20252 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për rreth një në çdo njëqind persona, edhe sasia më e vogël e glutenit mund të shkaktojë dhimbje të forta barku dhe të paraqesë rrezik serioz për shëndetin. Celiakia është një sëmundje autoimune kronike që shkaktohet nga presenca e glutenit – një grup proteinash që gjenden te gruri, elbi dhe thekra.

    Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë fryrje, dhimbje abdominale, diarre, kapsllëk, refluks dhe të vjella. Trajtimi i vetëm për momentin është shmangia totale e glutenit, gjë që është shpesh e vështirë për t’u realizuar në praktikë. Nëse nuk trajtohet, celiakia mund të çojë në komplikime serioze si kanceri i zorrës së trashë, sëmundje të zemrës, osteoporozë, anemi, çrregullime neurologjike dhe probleme me fertilitetin.

    Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, i udhëhequr nga studiues të Universitetit McMaster në Kanada, ka zbuluar një hallkë të rëndësishme në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Përdorimi i minjve transgjenikë dhe modele të gjalla laboratorike (organoide) të qelizave intestinale ka ndihmuar në identifikimin e rolit aktiv që luajnë qelizat që mbulojnë murin e zorrëve. Këto qeliza nuk janë thjesht viktima pasive të dëmtimit, por aktorë të rëndësishëm që përpunojnë fragmentet e glutenit dhe nxisin reagimin imunitar.

    Gjithashtu, studiuesit konfirmuan se proteinat HLA-DQ2.5 dhe HLA-DQ8, të cilat gjenden te mbi 90% e personave me celaki, luajnë rol në “shënjimin” e fragmenteve të glutenit si të rrezikshëm, duke nxitur qelizat T të nisin sulme autoimune. Por ky proces kërkon ndërhyrjen e një enzime transportuese që ndihmon futjen e fragmenteve përmes murit të zorrëve – një proces ku qelizat intestinale janë kyçe.

    Ky zbulim ofron një perspektivë të re për terapitë e ardhshme që mund të ndërhyjnë në këtë proces herët, duke parandaluar aktivizimin e sëmundjes dhe duke hapur rrugën për një jetë më të mirë për miliona njerëz në botë që vuajnë nga celiakia.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Smartfoni që po mahnit brezin e ri

    October 19, 2025

    Studimi danez: Nën-pesha mund të jetë më e rrezikshme për jetën sesa mbipesha

    October 19, 2025

    Bimët e brendshme që pastrojnë ajrin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

    October 18, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version