Ryan Reynolds ka kërkuar nga gjykata që ta lirojë nga padia për shpifje e ngritur nga Justin Baldoni, duke mos kursyer as kritikat ndaj tij. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Ryan pretendon se Baldoni po e përdor këtë çështje për hakmarrje, duke e quajtur një reagim të tepruar për një personazh satirik në filmin e ri Deadpool.
Aktori gjithashtu argumenton se referenca e tij ndaj Baldonit si një “grabitqar” është një mendim i mbrojtur kushtetues dhe se padia është një përpjekje për ta turpëruar atë për mbështetjen që i ka dhënë gruas së tij, Blake Lively. Avokatët e Reynolds deklarojnë se Baldoni po përpiqet ta paraqesë si një “libër ankesash” dhe kërkojnë që padia të hidhet poshtë përfundimisht.