Kohët e fundit, ka kaq shumë seri të shkëlqyera sa është e vështirë të zgjedhësh çfarë të shikosh. Netflix sapo publikoi serinë e re Adolescence.
Megjithatë, asnjë episod i saj nuk ka arritur notën e përsosur 10 në IMDb. Madje, edhe seriale ikonike si Game of Thrones, Bojack Horseman dhe Better Call Saul nuk e kanë tejkaluar notën 9.9.
Vetëm një episod në historinë e televizionit ka marrë vlerësimin e përsosur 10/10 në IMDb – Ozymandias nga sezoni i pestë i Breaking Bad. “Pa dyshim, kjo është episodi më e mirë i çdo seriali”, është një nga komentet më të pëlqyera në IMDb. Shikuesit raportojnë tension, stres dhe emocion të madh gjatë episodit.
Ky episod ikonë, i drejtuar nga Rian Johnson, është frymëzuar nga poezia Ozymandias e Percy Shelley-t, e cila flet për rënien e një perandorie – një paralele me shkatërrimin e botës së Walter White. Sipas krijuesit Vince Gilligan, ky do të mbetet episodi më i mirë që kanë prodhuar ndonjëherë.


