Këngëtarja e dashur për publikun, Shkurte Gashi, feston sot ditëlindjen dhe ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe familjarët. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa prej tyre, duke shprehur mirënjohjen e saj.
Ndër urimet më të veçanta ishte ai i bashkëshortit të saj, Albert Limani, i cili i dedikoi fjalë plot dashuri dhe emocion përmes një postimi shoqëruar me një fotografi të tyre.
“I bekuar me ty. Urime ditëlindjen. Të dhashtë Zoti gjithë të mirat, ashtu siç e ke shpirtin e bardhë. Të dua, shpirt”, shkroi ai.



