Flokët e bardhë, rrudhat dhe rënia graduale biologjike – shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se proteina AP2A1 është një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë plakjen. Studimi sugjeron se bllokimi i kësaj proteine mund të ngadalësojë ose madje të kthejë pas plakjen qelizore, duke hapur rrugën për trajtime të reja kundër sëmundjeve si osteoporoza, sëmundjet e zemrës, disa lloje të kancerit dhe neurodegjenerimi, shkruan Deutsche Welle.
Si ndikon AP2A1 në plakje?
Në procesin e plakjes, qelizat humbasin aftësinë për t’u ndarë, bëhen më të mëdha dhe më pak aktive. Studiuesit zbuluan se proteina AP2A1, e pranishme kryesisht në këto qeliza të plakura, luan një rol kyç në këtë proces. “Ulja e nivelit te kësaj proteine në qelizat e vjetra ndihmoi në rigjenerimin e tyre, ndërsa rritja e nivelit te saj në qelizat e reja përshpejtoi plakjen,” shpjegon autori kryesor i studimit, Shinji Deguchi.
Megjithëse aplikimi praktik i këtij zbulimi do të kërkojë ende kohë, ai ofron një qasje revolucionare ndaj plakjes. Në vend që të luftojë vetëm simptomat, ky studim synon të ndalojë vetë shkaqet qelizore të procesit të plakjes, duke hapur mundësi për jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.