Nisi Ramazani, muaj më i shenjtë i kalendarit musliman.Ç’duhet të bësh për të treguar respekt ndaj miqve apo familjarëve që agjërojnë?Minimumi, mund të ndiqni këshillat e mëposhtme.Mund të hash në sy të dikujt që agjëron: Për 30 ditët në vazhdim, muslimanët nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit deri në perëndim, por kjo nuk do të thotë që jeta nuk vazhdon si normalisht.Thjesht përpiquni të mos lini një drekë pune: Nëse kolegu juaj musliman refuzon të vijë, tregohuni të kuptueshëm.Nuk keni pse agjëroni me miqtë tuaj muslimanë: Mundeni nëse doni të shihni si është, s’jeni të detyruar dhe nëse marrëdhënia me personin që agjëron është e ngushtë.Por mund t’u bashkoheni për Iftar: Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli. Muslimanët organizojnë darka me familje. Mund t’u bashkoheni nëse ju ftojnë apo nëse dëshironi.Nuk keni pse informoheni mbi oraret: Ramazani s’është si Krishtlindjet. Ditët dhe oraret zhvendosen e lëvizin, pasi kalendari islamik është hënor. Dita e fillimit varet nga dita kur bie hënë e re. Datat ndryshojnë nga viti në vit.Jini fleksibël: Nëse një koleg ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i respektoni kërkesat e tij.Mund të ftoni për kafe miqtë tuaj muslimanë: Edhe pse nuk mund të pinë gjë, as ujë. Rëndësi ka të kaloni kohë bashkë, apo jo?Mund t’ju rrinë pak larg: Kur nuk ha asgjë për pjesën më të madhe të ditës, natyrshëm goja mund të mbajë erë.Mund të thoni “Gëzuar, Ramazanin!”: Është një urim i sjellshëm e tregon mirëkuptim.Por, mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë, të humbas ca kile”: Ramazani nuk ka për qëllim rënien në peshë.
Add A Comment