Regjisori Brady Corbet, filmi i të cilit “Brutalisti” tërhoqi audiencën dhe kritikën, mori 10 nominime për “Oscarin” prestigjioz dhe fitoi mbi 31 milionë dollarë, ka folur për vështirësitë financiare me të cilat është përballur pavarësisht suksesit të tij të madh.
Ai zbuloi se praktikisht po jetonte në kufirin e varfërisë.
Corbet tha se ai dhe partnerja e tij Mona Fastvold nuk fituan asnjë cent për dy filmat e tyre të fundit.
Sipas tij, ai ra në një krizë të tillë financiare, sa kohët e fundit vendosi të marrë një punë për regjinë e reklamave në Portugali.