WikiTok është një aplikacion inovativ që sjell një qasje të re për konsumimin e informacionit, duke kombinuar stilin e TikTok me përmbajtjen e Wikipedias. Në vend të videove vertikale, përdoruesve u shfaqen artikuj të rastësishëm nga Wikipedia, të cilët mund t’i klikojnë dhe lexojnë.
Krijuar nga programeri Isaac Gemal me ndihmën e Claude AI, WikiTok është zhvilluar në vetëm 90 minuta dhe ka për qëllim të luftojë algoritmet që i nxisin përdoruesit të lëvizin pafundësisht pa përmbajtje të vlefshme.
Aplikacioni, i cili mbështet 14 gjuhë, është i aksesueshëm përmes shfletuesve të internetit si në kompjuter ashtu edhe në telefon. Për ata që duan të qëndrojnë të angazhuar në ekran pa humbur kohë në rrjete sociale, WikiTok ofron një alternativë argëtuese dhe edukative.
