Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Pse duhen konsumuar mollët çdo ditë?

    Pse duhen konsumuar mollët çdo ditë?

    Përzgjedhja Jonë February 8, 2025Updated:February 8, 20252 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dihet mirë se konsumimi i pesë porcioneve frutash dhe perimesh në ditë ndihmon organizmin, lufton plakjen e qelizave, mban peshën nën kontroll dhe forcon sistemin imunitar. Kjo fuqi vjen nga lëndët ushqyese si karbohidratet, vitaminat, mineralet, fibrat, antioksidantët dhe fitokimikatet me veti antitumorale.

    Molla – një frut me vlera të jashtëzakonshme

    Ndër frutat, molla meriton vëmendje të veçantë për shkak të disponueshmërisë së saj gjatë gjithë vitit dhe përfitimeve të shumta për shëndetin. Një mollë e freskët (rreth 150 g) përmban afërsisht 65 kalori, 15 g sheqerna të tretshme, 3.9 g fibra, 0.3 g proteina, 114 mg kalium dhe 5 mg vitaminë C, me përmbajtje minimale të yndyrave dhe natriumit.

    Sipas nutricionistes Majli Fiorentini, molla është aleate e shkëlqyer për shëndetin kardiovaskular. Falë vetive antiinflamatore dhe antioksiduese, si dhe përmbajtjes së fibrave të tretshme si pektina, ajo ndihmon në rregullimin e florës bakteriale të zorrëve, duke lehtësuar kapsllëkun dhe diarretë.

    Për më tepër, mollët ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Si të përfshijmë mollët në dietën e përditshme?

    Mollët janë ideale për mëngjes ose si një ushqim i lehtë mes vakteve, veçanërisht në kombinim me kos të pakyndyrshëm. Mund të konsumohen të freskëta, të ziera me kakao ose kanellë si një ëmbëlsirë natyrale. Gjithashtu, uthulla e mollës është një zgjedhje e shëndetshme për sallatat, duke qenë burim i mineraleve, pektinës dhe vitaminave.

    Vlerat e mollëve sipas ngjyrës së lëkurës

    Ngjyra e mollës lidhet me përbërësit e saj bioaktivë:

    • Molla jeshile – E pasur me fibra dhe e ulët në sheqer, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, përmirëson funksionimin e zorrës së trashë dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Përmban klorofil, një antioksidant i fuqishëm me efekte antiinflamatore dhe antitumorale.
    • Molla e verdhë – E pasur me vitaminë C dhe B1, ndihmon në luftimin e lodhjes dhe stresit, kontrollon kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Përmban luteinë, që përmirëson shëndetin e syve dhe funksionet kognitive, ndërsa beta-karoteni ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe kockave.
    • Molla e kuqe – Dallohet për përmbajtjen e piruvatit, i cili pengon akumulimin e yndyrave. Përmban antioksidantë si kvercetina, që ka veti antiinflamatore dhe antikancerogjene, si dhe vitaminë C, e cila forcon imunitetin.

    Për një konsum të sigurt, rekomandohet që mollët të lahen mirë para konsumimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Bimët e brendshme që pastrojnë ajrin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

    October 18, 2025

    YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

    October 17, 2025

    Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV-i

    October 17, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version