Kompania Kaspersky ka raportuar se gjatë vitit 2024 ka zbuluar mbi 1.6 milionë përpjekje për sulme kibernetike të fshehura pas skedarëve të lidhur me platformën popullore të lojërave, Roblox.
Me miliona përdorues aktivë çdo muaj, Roblox është një hapësirë digjitale ku fëmijët ndërveprojnë dhe eksplorojnë botë virtuale. Megjithatë, përmbajtja e krijuar nga përdoruesit krijon edhe hapësira për abuzim nga sulmuesit kibernetikë, të cilët shpesh fshehin maluerë brenda modifikimeve të lojës, kodeve mashtruese ose gjeneratorëve të monedhave të lojës.
Në vitin 2024, Kaspersky regjistroi:
· 1.612.921 sulme kibernetike të maskuara si skedarë të lidhur me Roblox
· Pikat më të larta të sulmeve u regjistruan në gusht (179,286), shtator (160,116) dhe tetor (151,638)
Një nga mashtrimet më të zakonshme është premtimi për monedha falas brenda lojës. Mashtruesit kërkojnë nga përdoruesit të fusin ID-në ose emrin e tyre të përdoruesit, duke krijuar iluzionin e një mjeti zyrtar multi-platformë.
Në shumë raste, përdoruesit drejtohen drejt anketimeve dhe verifikimeve të rreme, ku u kërkohet të paguajnë tarifa për një shpërblim të rremë si një iPhone ose PlayStation. Pas kryerjes së pagesës, viktimat nuk marrin asnjë shpërblim dhe humbasin paratë e tyre.