Carolina Herrera tërhoqi gjithë vëmendjen kur u shfaq në pasarelën e markës së saj gjatë Javës së Modës në Nju-Jork. Në moshën 87-vjeçare, dizajnerja e famshme dëshmoi edhe një herë se eleganca e vërtetë nuk njeh moshë.
Për 45-vjetorin e markës, ajo zgjodhi një kombinim të frymëzuar nga koleksioni i saj i parë: këmishë të bardhë të zbukuruar me kristale, pantallona të zeza të gjera e të palosura, brez të gjelbër dhe vathë të mëdhenj në të njëjtën ngjyrë.
Herrera eci me qëndrim të drejtë dhe shumë hijeshi, ndonëse mbante taka shtatë centimetra të larta. Ajo nuk u përpoq të dukej më e re, por u shfaq elegante, moderne dhe plot vetëbesim, duke e kthyer daljen e saj në momentin kryesor të mbrëmjes.


