Dita e Mësuesit shënohet çdo vit më datën 7 mars në Kosvë dhe Shqipëri, në të gjitha vendet ku ndodhen shqiptarët. Kjo ndodh sepse më 7 Mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe në Korçë, Shqipëri. Mësuesi dhe drejtori i parë ishte Pandeli Sotiri.
Ajo është një ditë që nderon punën dhe kontributin e mësuesve në arsimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Në këtë ditë, shumë nxënës dhe institucione arsimore organizojnë aktivitete për të shprehur falënderimin dhe respektin ndaj mësuesve për angazhimin e tyre në edukimin e të rinjve.
Gëzuar 7 Marsi të gjithë mësimdhënësve!
