Aktorja dhe producentja amerikane Eva Longoria mahniti me performancën e saj të dielën në Madrid në Platino Awards, ku iu dha një çmim nderi.
Longoria shkëlqeu me një fustan të gjatë, të zi, magjepsës, me një dekolte të hapur, të stolisur, të cilin e kompletoi me një palë vathë diamanti.
Para saj këtë çmim nderi e kanë marrë aktorë të njohur si Benicio Del Toro, Antonio Banderas dhe Diego Luna.
Ylli i serialit Housewives ka pozuar me krenari me çmimin në tapetin e kuq para Palacio Municipal, duke treguar asetet trupore, ndërsa mbështetje ka dhënë edhe mikesha e saj Sofia Vergara.
“Eva, ti je më e mira dhe për gjithçka që ke bërë me fondacionin e fëmijëve dhe për njerëzit e tjerë që ke ndihmuar, e meriton këtë çmim”, tha Vergara.