Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit.
Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin.
Goditjet varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë,shkruan standard.al.
Goditjet në tru janë shkaku i tretë i vdekjeve në SHBA dhe shkaku kryesor i paaftësisë afatgjatë.
Edhe pse goditjet janë më të zakonshme tek personat mbi moshën 65 vjeç, rreth një e katërta e goditjeve të regjistruara kishin ndodhur tek të rinjtë.
Ja disa nga shenjat e hershme që paralajmërojnë goditje në tru:
Balanca: dikush që mund të pësojë goditje do të ketë një humbje të papritur të balancës apo koordinimit, shkruan standard.al.Detyra të thjeshta, si psh vendosja e gishtit në hundë për këta persona do të jetë e pamundur.
Sytë: shikimi ndikohet në mënyrë dramatike nga goditjet.