Me siguri njihni një person që arrin të jetë gjithmonë i shëndetshëm, edhe kur njerëzit përreth tij janë me kollë, rrufë apo ndihen të stresuar.
Nëse keni menduar ndonjëherë çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, është koha të mësoni disa nga sekretet e tyre. Lexoni dhe vidhni truqet e tyre për veten tuaj.
Flini mjaftueshëm
“Unë fle 8-10 orë gjumë gjatë natës dhe jam e shëndetshme”, tregon Amelia Narcisi.
Ekspertët e gjumit bien dakord se fjetja mjaftueshëm është çelësi për një sistem imunitar të fortë. Një studim ka treguar se njerëzit që flenë vetëm 5-6 orë gjatë natës kanë 30% më shumë gjasa t’i zërë gripi kur ekspozohen ndaj një virusi, krahasuar me njerëzit që flenë më shumë se 7 orë.
Konsumoni ushqime të pasura me vitaminën C
Edhe pse të dhënat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, Sam Jernigan betohet për të: “Sa herë që ndjejë se diçka nuk po shkon mirë, marrë 2000 njësi të vitaminës C deri në katër herë në ditë”.
“Në 15 vjet, nuk jam prekur asnjëherë nga gripi”, tregon ai.
Shmangni stresin
Qëndroni të pastër
Bëni stërvitje rregullisht