Portali IndieWire ka publikuar listën e 5 filmave më të mirë të vitit 2024, bazuar në një sondazh me 177 kritikë të njohur nga e gjithë bota. Në krye renditet drama ‘Anora’ e Sean Baker, fituese e Palmës së Artë në Cannes, pasuar nga ‘The Brutalist’ i Brady Corbet, një histori epike mbi një arkitekt hungarez, dhe ‘Nickel Boys’ i RaMell Ross, që eksploron dhunën sistematike në epokën e segregacionit.
Në vendin e katërt është ‘All We Imagine as Light’ e Payal Kapadia, që trajton tema të lirisë dhe solidaritetit, ndërsa pesëshen e mbyll ‘Challengers’ e Luca Guadagnino, një dramë mbi dashurinë dhe ambicien në botën e tenisit. Këta filma janë vlerësuar për thellësinë dhe ndikimin e tyre

