Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) LinkedIn
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    3 pajisje nuk duhet t’i shkëpusni nga rryma pas përdorimit

    3 pajisje nuk duhet t’i shkëpusni nga rryma pas përdorimit

    Featured July 25, 2026Updated:July 25, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shumë njerëz kanë zakon t’i shkëpusin pajisjet elektrike nga priza sapo mbarojnë punë me to, me qëllim kursimin e energjisë ose mbrojtjen nga prishjet. Megjithatë, ekspertët thonë se kjo nuk është gjithmonë zgjedhja e duhur.

    Sipas tyre, disa pajisje kryejnë procese të rëndësishme edhe pasi fiken dhe ndërprerja e menjëhershme e energjisë mund të ndikojë në funksionimin dhe jetëgjatësinë e tyre.

    Printeri është një prej tyre. Kur fiket përmes butonit, ai përfundon ciklin e punës dhe përgatitet për gjendjen e pritjes. Nëse shkëputet direkt nga priza, ky proces ndërpritet dhe në ndezjen e radhës mund të kryejë pastrim shtesë të kokave të printimit, duke konsumuar më shumë bojë.

    Edhe ruteri i internetit nuk rekomandohet të shkëputet vazhdimisht nga rryma. Fikja e shpeshtë mund të ngadalësojë rikthimin e lidhjes me internetin dhe të krijojë probleme për televizorët, kompjuterët, kamerat e sigurisë dhe pajisjet inteligjente që varen nga një rrjet i qëndrueshëm.

    Ekspertët këshillojnë gjithashtu që televizorët OLED të mos shkëputen menjëherë nga priza. Pas fikjes, këta televizorë nisin automatikisht një proces të rifreskimit të pikselëve, i cili ndihmon në ruajtjen e cilësisë së ekranit dhe zgjat jetën e panelit.

    Rekomandimi i përgjithshëm është që pajisjet elektronike të fiken gjithmonë me butonin e dedikuar dhe jo duke i shkëputur direkt nga priza. Përjashtim bëjnë rastet e stuhive, mungesës së gjatë në shtëpi ose kur ekziston rreziku i mbingarkesës në rrjetin elektrik.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024477 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024443 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023352 Views
    Our Picks

    Matthew McConaughey u ndalua në kufirin me Meksikën- emri i një aktores e nxori nga telashet

    August 18, 2026

    Resorti i njohur italian vendos rregulla për të miturit: gjoba deri në 500 euro

    August 18, 2026

    Zgjoheni të etur? Ja çfarë ndodh gjatë natës

    August 18, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version