Shumë objekte që përdorim çdo ditë, të cilat duken të padëmshme, mund të përmbajnë substanca toksike që dëmtojnë shëndetin tonë në mënyrë të fshehtë dhe afatgjatë. Gastroenterologu amerikan Dr. Saurabh Sethi ka identifikuar tre prej tyre që sipas tij duhet hequr menjëherë nga përdorimi:
- Qirinjtë aromatikë
Sipas Dr. Sethi, këta qirinj shpesh përmbajnë ftalate – substanca që ndërhyjnë në sistemin hormonal dhe mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen. Ai rekomandon përdorimin e qirinjve pa aromë ose atyre natyralë, të prodhuar nga dylli i sojës ose i bletës. - Dërrasat plastike për prerje
Përdorimi i gjatë i tyre çon në çlirimin e mikroplastikës në ushqim. Këto grimca të imëta plastike mund të akumulohen në organizëm dhe të dëmtojnë sistemin hormonal, sistemin imunitar dhe zhvillimin neurologjik. Alternativa më e sigurt? Dërrasa prerëse prej druri. - Tiganët e gërvishtur me shtresë jo-ngjitëse
Tiganët me veshje të dëmtuar lëshojnë substanca të njohura si PFAS, të cilat lidhen me shtypjen e lartë të gjakut, çrregullime hormonale dhe probleme riprodhuese.