Në shëndetësinë moderne, farmacisti nuk është vetëm shpërndarës ilaçesh, por këshilltar, edukator dhe garantues i sigurisë së pacientëve. Me moton “Mendoni për shëndetin, mendoni për farmacistin”, 25 shtatori shënon Ditën Botërore të farmacistëve, duke theksuar rolin e tyre në kujdesin shëndetësor.
Farmacistët luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe të rinjve, duke zhvilluar ligjërata mbi ushqyerjen e shëndetshme, ndikimin e pijeve energjike, duhanit dhe sjelljen e përgjegjshme ndaj informacionit shëndetësor.

