Aktorja Eliza Coupe , e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin “Scrubs”, u shfaq në premierën e dramës “The Residence” në Netflix dhe befasoi me pamjen e saj.
Coupe mbërriti në premierë me një fustan provokues floriri me një dekolte të thellë. Eliza u shfaq e kombinuar me çizme të zeza, të larta dhe një pallto. Eliza zgjodhi grimin më të errët dhe gjithashtu tregoi tatuazhet e saj.
Fotot e saj nga premiera u bënë virale në rrjetet sociale, ku shumë komentuan se aktorja duket krejtësisht ndryshe nga ajo e 15 viteve më parë kur argëtonte shikuesit në “Scrubs”.
Pas suksesit që arriti me serialin “Scrubs”, Eliza vazhdoi të aktrojë në sitcom dhe një nga rolet e saj më të paharrueshme ishte në serialin “Happy Endings”