Sezoni i pestë i “Special Forces: World’s Toughest Test” rikthehet me 15 personazhe të njohur që do t’u nënshtrohen sfidave të frymëzuara nga stërvitjet reale të Forcave Speciale amerikane. Mes tyre janë Candace Cameron Bure, Ruby Rose, Oliver Hudson, David Charvet, Brandi Glanville, Bre Tiesi, Matt Barnes dhe LeSean McCoy.
Këtë herë xhirimet janë zhvilluar në Malajzi, ku konkurrentët përballen me terrenin e vështirë të xhunglës. Sfidat përfshijnë kërkimin në bunkerë të ngushtë, marrjen e furnizimeve ndërsa qëndrojnë të varur rreth 90 metra mbi tokë, si dhe prova në kushte të simuluara me gaz kimik.
Ndryshe nga shumë reality-show, këtu nuk ka votime, eliminime tradicionale apo çmim në para. Konkurrentët largohen vetëm nëse dorëzohen vetë, nuk mund të vazhdojnë për arsye mjekësore ose përjashtohen nga instruktorët.


