Sezoni i çmimeve sapo ka nisur dhe disa filma të rinj po shihen si favoritë për Oscar. Mes tyre janë drama historike “Hamnet”, filmi me Leonard DiCaprio “One Battle After Another”, horroi origjinal “Sinners” dhe “Bugonia” me Emma Stone. Po ashtu spikat edhe biografia sportive “Christy”, rikthimi i Daniel Day-Lewis me “Anemones” dhe drama sportive “The Smashing Machine” me Dwayne Johnson.
Lista përfshin gjithashtu filmin emocional “Sentimental Value”, dramën provokuese “After the Hunt” me Julia Roberts, fituesin e Palmës së Artë “It Was Just An Accident”, biografinë sportive “Marty Supreme” dhe dy super-produksione të fundvitit: “Wicked: For Good” dhe “Avatar: Fire and Ash”. Këta tituj, të prezantuar në festivalet më të njohura, shihet se do të dominojnë garën deri më 14 mars, kur do të ndahen çmimet Oscar.