Dhjetë vjet pas ndarjes nga jeta të legjendës së muzikës Prince, fansat e tij kanë marrë një dhuratë të veçantë. Me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij më 21 prill 2016, është publikuar një këngë e re e titulluar “With This Tear”.
Kjo baladë e bukur në piano është incizuar që në vitin 1991 në studion e tij ikonike Paisley Park dhe tani është rikthyer në një version të ri të miksuar. Sipas përshkrimit zyrtar, kënga e paraqet Princin në kulmin e kreativitetit të tij, duke shkruar, prodhuar dhe interpretuar çdo detaj të saj.
Interesant është fakti që kjo këngë nuk është krejtësisht e panjohur për publikun. Ajo ishte interpretuar më herët nga Celine Dion, e cila e përfshiu në albumin e saj të vitit 1992. Megjithatë, versioni origjinal i Princit po publikohet për herë të parë, duke i dhënë këngës një dimension krejt të ri emocional.
Në një reagim të ndjerë, Celine Dion shkroi se kjo këngë ka qenë gjithmonë një dhuratë e çmuar për të dhe se dëgjimi i versionit origjinal pas kaq shumë vitesh është një moment i veçantë.
Sipas raportimeve, kjo këngë mund të jetë pjesë e një albumi të ri me materiale të papublikuara më parë nga Prince, i cili pritet të publikohet më vonë gjatë këtij viti.


