Tre aktorët kryesorë të këtij viti kanë tejkaluar të tjerët me fitimet e tyre mbresëlënëse.
10. Will Smith – 26 milionë dollarë
Aktori dhe këngëtari Will Smith fitoi 26 milionë dollarë, kryesisht nga suksesi i filmit Bad Boys: Ride or Die, i cili arkëtoi 404.2 milionë dollarë në mbarë botën.
9. Adam Sandler – 26 milionë dollarë
Sandler përfitoi nga bashkëpunimi me Netflix për filmin Spaceman, ndërsa po përgatitet edhe për vazhdimin e Happy Gilmore 2.
8. Nicole Kidman – 31 milionë dollarë
E vetmja grua në listë, Nicole Kidman pati një vit të suksesshëm falë filmave Babygirl dhe A Family Affair, si dhe rolit në Spellbound dhe tre seriale të Netflix-it.
7. George Clooney – 31 milionë dollarë
Clooney shkëlqeu në filmat Wolfs dhe IF. Edhe pse u tha se ai dhe Brad Pitt morën 35 milionë dollarë për Wolfs, Clooney konfirmoi se shifra ishte më e vogël.
6. Brad Pitt – 32 milionë dollarë
Pitt jo vetëm që luajti në Wolfs me Clooney-n, por edhe prodhoi tetë filma, duke i siguruar një fitim total prej 32 milionë dollarësh.
5. Hugh Jackman – 50 milionë dollarë
Roli i tij në Deadpool & Wolverine, i cili arkëtoi 1.34 miliardë dollarë në mbarë botën, i solli Jackman-it një fitim të jashtëzakonshëm.
4. Jerry Seinfeld – 60 milionë dollarë
Seinfeld vazhdon të zgjerojë pasurinë e tij si miliarder, këtë herë duke regjisuar dhe luajtur në filmin Unfrosted për Netflix.
3. Kevin Hart – 81 milionë dollarë
Hart pati një vit të jashtëzakonshëm me filmin Borderland, serialin komik Die Hart dhe 90 shfaqje stand-up, duke arkëtuar 81 milionë dollarë.
2. Ryan Reynolds – 85 milionë dollarë
Reynolds dominoi me Deadpool & Wolverine, prodhoi episodet e reja të Welcome to Wrexham për Hulu dhe punoi në skenarin e filmit të gruas së tij, Blake Lively, It Ends With Us.
1. Dwayne Johnson – 88 milionë dollarë
“The Rock” kryeson listën me një fitim neto prej 88 milionë dollarësh. Kontrata e tij për filmin Red One në Amazon vlen 50 milionë dollarë, ndërsa ai siguroi të ardhura të mëdha edhe nga Moana 2.
