Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 18 September 2023 21:04

Flokë të shëndetshëm gjatë vjeshtës

 44

Vjeshta është stina kur flokët bien më shumë se në çdo stinë tjetër të vitit. Ato fillojnë bien e dobësohen për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Në këtë artikull, do t'ju tregoj disa mënyra për të parandaluar këtë problem.

1. Zgjidhni shampon e duhur: Vera mund të lërë shumë kimikate në rrënjën e flokëve tuaj ose mbi skalp, për shkak të ekspozimit ndaj kripës, klorit, kremrave të diellit apo kremrave stilues. Prandaj, provoni një shampo purfikuese e pastruese për skalpin.
Filloni sezonin e ri duke i bërë kokës një detoks të mirë skalpit tuaj, duke përdorur një shampo të posaçme të paktën dy herë në javë.

2. Përdorni një shampo kundër zbokthit: Mungesa e lagështisë në verë mund të çojë në skalp të thatë dhe më shumë zbokth gjatë vjeshtës.
Përdorni shampo kundër zbokthit dhe sigurohuni që të përdorni maska të ndryshme që i sigurojnë hidratim flokëve gjatë kësaj periudhe.

3. Luftoni elektrizimin e flokëve: Flokët ndryshojnë në vjeshtë dhe mund të elektrizohen lehtë kur dilni nga shtëpia, për shkak të lagështirës, shirave dhe mjegullës që e shoqërojnë këtë stinë.
Për të luftuar këtë proces, përdorni pak vaj bajamesh, argani ose kastori në majat e flokëve tuaj pasi i keni tharë me tharëse.
Mund të shtoni edhe disa pika vaj në shampon tuaj ose ta masazhoni vajin në gjatësinë e flokëve teksa janë ende të lagur. Kjo do t’i mbajë flokët tuaj më elastikë dhe me më shumë shkëlqim.

4. Mos i stiloni shumë: Për të ruajtur shëndetin e flokëve tuaj gjatë vjeshtës, zgjidhni një model flokësh që nuk kërkon shumë ndërhyrje në stilim dhe është sa më natyral. Gjithashtu, mundohuni t’i shkurtoni flokët tuaj para se vjeshta të vijë, në mënyrë që të hiqni majat e dëmtuara nga i nxehti i verës.

 

Submit to FacebookSubmit to Twitter