A i lani më parë dhëmbët, pastaj larjen e fytyrës, ose anasjelltas?
Secili prej nesh ka një rutinë që e zbaton pothuajse çdo ditë, zakonisht gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.
Nëse larja e fytyrës bëhet më parë se larja e dhëmbëve, kjo nuk është e mirë, dhe është e nevojshme të ndryshoni këtë rutinë.
Nëse lani dhëmbët pasi keni larë fytyrën, kjo mund të dëmtojë lëkurën tuaj.
Bakteret nga goja juaj në pastën e dhëmbëve mund të shkaktojnë puçrra në lëkurën e fytyrës.
Mbetjet e pastës së dhëmbëve, të pasura me peroksid hidrogjeni, alkool, sodë buke dhe fluor, mund të qëndrojnë në lëkurën tuaj gjatë ditës dhe natës.