Beyoncé mahniti fansat e saj me një set të ri të imazheve nga turneu i saj "Renaissance".
Ajo së fundmi festoi ditëlindjen e saj të 42-të në një festë të mbushur me yje dhe emocione, ndau disa foto nga shfaqja e saj e fundit në Vancouver, British Columbia.
Beyoncé u bë qendër e vëmendjes me një fustan të zi, i pjesërisht të tejdukshëm, me rruaza, të cilin e kombinoi me çizme të gjata që arrinin deri në kofshë dhe doreza lëkure të zeza që arrinin deri në bërryl.
Kostumi u plotësua mjeshtërisht me një kapelë rrjetë të zezë në formën e një kupole, e cila mbulonte fytyrën e saj deri mbi buzët e saj.