Kanye West, reperi 46-vjeçar, është parë në Berlin të Gjermanisë në shoqërinë e partneres së tij, Bianca Censori, 28-vjeçare. Ata janë kapur nga kamerat gjatë një ngjarje artistike në Berlin, ku Kanye ishte i veshur plotësisht me ngjyrën e zezë dhe kishte vendosur të mos kishte këpucë, ndërsa Bianca ishte e veshur me një trupore të ngushtë pa rripa.
Ata janë shfaqur të buzëqeshur dhe të kënaqur gjatë udhëtimit të tyre, ndërsa janë ndjekur nga publiku dhe media për marrëdhënien e tyre të diskutueshme. Kanye West dhe Bianca Censori filluan marrëdhënien e tyre romantike në janar 2023, disa muaj pasi finalizoi divorcin me Kim Kardashian. Divorci nga Kim u finalizua në shkurt 2021, pas gjashtë vitesh martesë.